KARTELI I BALLKANIT, kokaina ‘lumë’ në rrugët e Evropës / Cartel, në Top News

KARTELI I BALLKANIT, kokaina ‘lumë’ në rrugët e Evropës / Cartel, në Top News

Top Channel Albania

1 неделя назад

17,703 Просмотров

Dyzet persona janë arrestuar dhe tetë tonë kokainë janë sekuestruar si rezultat i një operacioni ndërkombëtar të policisë, të iniciuar katër vjet më parë, që kishte në shënjestër një rrjet kriminal që trafikonte sasi të mëdha droge nga Amerika e Jugut në Evropë nëpërmjet Afrikës Perëndimore dhe Ishujve Kanarie.

Hetimi i gjatë – i cili u drejtua nga Guardia Civil e Spanjës dhe e koordinuar nga taskforca operacionale e Europol-it – zbuloi se një kartel ballkanik po përdorte qendra logjistike në Afrikën perëndimore dhe Kanarie për të kontrabanduar kokainë nga Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori në vendet e BE-së.

Pasi droga mbërrinte në Evropë, ajo shpërndahej në të gjithë kontinentin duke përdorur qendra të trajtimit në Belgjikë, Kroaci, Gjermani, Itali dhe Spanjë.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, Europol tha se drejtuesit e organizatës së trafikut të drogës ishin vendosur përkohësisht në Turqi dhe Dubai.

"Nga atje, ata operonin qendrat e kontrollit dhe komandës së rrjetit kriminal," tha agjencia e zbatimit të ligjit të BE. “Hetimet në këtë rrjet identifikuan një kërcënim të rëndësishëm – aftësinë e aktorëve kriminalë për të bashkëpunuar ngushtë mes tyre dhe për të siguruar bashkëpunëtorë kriminalë në baza afatgjata, në pika e pozicione kyce për të lehtësuar operacionet e tyre të trafikut të drogës në shkallë të gjerë.”

Europol tha se bashkëpunimi midis nëntë forcave kombëtare – Brazilit, Belgjikës, Kroacisë, Gjermanisë, Italisë, Serbisë, Spanjës, Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe – kishte qenë vendimtar për rrëzimin e rrjetit.

Përfshirja e Guardia Civil filloi në shtator të vitit 2020, kur oficerët spanjollë kapën një varkë me vela me flamur kroat, e nisur për në Ishujt Kanarie, e cila mbante një ton kokainë. Ata shpejt zbuluan se varka e kishte marrë ngarkesën e drogës nga një anije mallrash në Gjirin e Guinesë. Komunikimet e koduara të siguruara nga pajisjet e tre personave të arrestuar në varkën me vela u ndanë më pas me Europolin, i cili kishte filluar tashmë të hetonte kartelin.


"Askush nuk zgjohet një ditë dhe vendos të bëhet një trafikant droge. Këto vendime merren pasi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh në jetën e dikujt."
Kështu e përkufizon botën e drogës një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të botës.
Jeta e tyre është e mbushur me krime, trafiqe, vrasje, tradhti, bëma dhe mite.

Një seri dokumentarësh vjen në Top News, mbi lordët famëkeq të drogës.

Cartel
Çdo të dielë
Ora 21:00

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Cartel #TopChannel #TopNews

Тэги:

#boset_e_droges #cartel #el_chapo #krim #mbreti_i_droges #narkotrafikant #top_channel #top_channel_albania #top_channel_youtube #top_news #trafikant_droge #vrasje
Ссылки и html тэги не поддерживаются


Комментарии: