Tv Klan - Gjykata Speciale sqaron mbajtjen në qeli të krerëve të UÇK-së

Tv Klan - Gjykata Speciale sqaron mbajtjen në qeli të krerëve të UÇK-së

RTV KLAN

8 месяцев назад

727 Просмотров

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Gjykata Speciale sqaron se pse ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk mund të gjykohen të lirë dhe po qëndrojnë aty prej Nëntorit të 2020-ës.

Në një intervistë që i dha Ekonomia Online, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle thotë se ata kontrollohen çdo dy muaj nga një panel i veçantë nëse përbëjnë rrezik për procesin.

“Ky është një vendim që një panel përkatës duhet ta marrë. Ky panel duhet t’i i kontrollojë çdo dy muaj ata që janë dukë u gjykuar dhe ky panel pastaj vendos nëse ata duhen liruar apo duhet që ende të vazhdojnë qëndrimin në burg. Gjykata konstatoi se ata përbenin rrezik për ndikim të keq në procedurat gjyqësore”.

Ai zbulon se nuk pritet të ketë një vendim të gjykatës të paktën deri në prill të vitit 2025 kur është parashikuar të dëgjohen të gjithë dëshmitarët e konfirmuar deri më tani. Ky afat mund të zgjatet nëse gjykata thërret të tjerë dëshmitarë.

“Deri në prill 2025, ata do të përfundojnë thirrjen e të gjithë dëshmitarëve të tyre, të cilët do të pyeten nga të mbrojturit. Pas kësaj është pak e vështirë të vlerësohet se çfarë do të ndodhë. Ne e dimë që prokuroria ka thënë dy vjet, por çfarë do të ndodhë më pas nuk mund të themi. Mund të themi se gjyqtarët do të punojnë për t’i lëvizur gjërat shpejt”.

Zëdhënësi i Speciales thotë se mbajtja e shumicë së seancave me dyer të mbyllura bëhet më qëllim që të mbrohen dëshmitarët ose viktimat. Ish-krerët e UÇK-së po përballen me akuza për krime lufte gjatë luftës në Kosovë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999.

Tv Klan
Email: [email protected]

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Тэги:

#klan_lajme #klan_youtube #kronika_tv_klan #tv_klan #tv_klan_lajme #tv_klan_live
Ссылки и html тэги не поддерживаются


Комментарии: